Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Nagoriçanit dhe një të punësuari në komunë nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e komunës me 204 283 denarë, transmeton Portalb.mk.
“Dyshime të bazuara për veprat e kryera penale “shpërdorimi i kundërligjshëm i mjeteve buxhetore gjatë zgjedhjeve” dhe “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar”. I denoncuari i parë, duke kryer detyra pune si zëvendëskryetar i komunës së Nagoriçanit të Vjetër, gjatë vitit 2023 e urdhëroi të denoncuarin e dytë që të përgatisë vendime për pagesën e shpërblimit jubilar për punën e pandërprerë në komunë, pas çka ai përgatiti vendime për dhjetë persona”, sqaroi Policia.
I akuzuar është nënkryetari 55 vjeçar B.C. dhe i punësuarit 38 vjeçar D.A.






