Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 66 vjeçarit i cili dyshohet se gjatë vitit 2024 ka kryer pagesa të kundërligjshme në llogari të tij.
“I denoncuari, në cilësinë e drejtorit të konviktit komunal të nxënësve “Boro Menkov” në Kriva Pallankë, gjatë vitit 2024, derisa ishte në pushim vjetor, ka realizuar 63 orë pune jashtë orarit të plotë të punës, me ç’rast ka përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme në shumë prej 23.945 denarësh, në dëm të buxhetit të institucionit”, raportoi Policia.
I dyshuari 66 vjeçar B.T. nga Kriva Pallanka, dyshohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.



