Padi ndaj 43 vjeçarit, e shiti banesën pasi e ndërtoi në mënyrë të jashtligjshme

Një kompani dhe pronari i saj janë paditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut, pasi ka shitur një banesë për të cilën i ka falsifikuar dokumentet e ndërtimit.

“Gjatë viteve 2024 dhe 2025, me vetëdije dhe me qëllim për të përfituar dobi pasurore, ka falsifikuar dhe paraqitur leje të rreme ndërtimi nga komuna e Ohrit për mbindërtimin e një ndërtese banesore dhe është reklamuar përmes profilit të tij në një ueb-faqe për shitje, ku ka pasur shpallje për shitjen e banesave, me ç’rast ka marrë para nga disa persona”, sqaroi Policia.

I dyshuari 43 vjeçar O.F. nga Ohri akuzohet për “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”./Portalb.mk/