Kandidati për deputet, Behgjet Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Festina nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”
Festina është një nga përfitueset e bursave nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”.
I vetëdijshëm për rëndësinë e edukimit formal dhe shtigjet që të hapen nga një arsimim cilësor, gjithmonë ka qenë synim i imi që të ndihmoj të rinjtë e vullnetshëm për dije e edukim.
E kam përjetuar në lëkurën time, çfarë do të thotë ta kesh dëshirën, por të ballafaqohesh me mungesë mundësish.
Prandaj, s’kam mundur të rri duarkryq dhe s’do të mundem ndonjëherë.
E pastaj shpërblimi më i mirë, nuk është falënderimi që më japin mua, por suksesi që tregojnë ata.
Nuk ka investim më domethënës e më fisnik, sesa investimi në brezat e ardhshëm. /Lajmi.net/



