Pacolli ngushëllon familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve në Shqipëri

Me këtë rast ngushëllime familjes i ka shprehur kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se ky rast e ka prekur çdo familje shqiptare.

“Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi. Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, ka shkruar Pacolli.