Pacolli në takim me Ahmetin dhe ministrat e BDI-së

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka qenë nikoqir i kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe disa ministrave nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Pacolli ka publikuar një fotografi nga shtëpia e tij në Hajvali ndërsa thotë se ishte kënaqësi që mirëpriti Ahmetin me bashkëpunëtorët e tij.

“Me kryetarin Ali Ahmeti kemi bashkëpunuar në kapacitete të ndryshme. Qetësia dhe maturia e tij ka shërbyer jo vetëm në ngritjen dhe fuqizimin e popullit shqiptar në Maqedoni, por edhe në konsolidimin e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar në momente të rëndësishme”, ka shkruar mes tjerash Pacolli.