Pacolli: Gjatë mandatit tim e kemi dyfishuar numrin e grave ambasadore

Përmes një postimi në Twitter, Pacolli tha se gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dyfishuar numrin e grave si ambasadore që e përfaqësojnë Kosovën jashtë shtetit.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Grave! Jam krenar që gjatë mandatit tim si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës kemi dyfishuar numrin e grave Ambasadore që përfaqësojnë Kosovën jashtë vendit. Ato kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin”, ka shkruar Pacolli.