“Një dolli për ty” , Rozana Radi kujton nënën e ndjerë sot në Ditën e Gruas

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më shumë se kurrë në rrjete sociale po shihen imazhe pranë nënës.

E në mesin e atyre që sot më shumë se kurrë e kanë ndier mungesën e nënës ka qenë këngëtarja Rozana Radi.

Ajo e ka kujtuar nënën e ndjerë nëpërmjet një postimi në Instagram ku shihet duke ngre dolli për të.

“Një dolli për ty që më rrite e më mësove se çfarë është dashuria”, ka shkruar ndër të tjera Rozana.