Pacientët nga Rramanlia në gjendje kritike, tre të lënduar në urgjencë janë në koma

Ende janë në gjendje kritike pacientët që janë të shtrirë në Urgjencës e që kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi që ndodhi të dielën, ku humëbn jetën 4 persona.

Drejtori i Urgjencës pranë Klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, Ilir Asani deklaroi se dy të lënduar në tragjedinë në Rramanli vazhdojnë të mbeten në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i lënduari i tretë është në gjendje stabile, por që të tre të lënduarit vazhdojnë të mbeten në koma nën kujdes intensiv.

Pritet që të dalin me informacione edhe nga spitali i qytetit Shën Naumi i Ohrit, ku poashtu një fëmijë i moshës 10 vjeçare gjendet në rrezik jete, sepse ka afërsisht 70% djegie.

Ndryshe sot Kumanova ka shpallur ditë zie, ku janë anuluar të gjitha manifestimet dhe eventet kulturore dhe flamujt janë ulur në gjysëm shtiz.

“Gjendja e pacientëve të cilët janë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës për fat të keq nuk është përmirësuar. Të dy gratë janë në gjendje mjaftë të rëndë dhe janë në njësinë për trajtim intensiv, gjendja e tyre është mjaftë kritike. Përderisa gjendja e pacienti që është shtrirë në Klinikën Neurokirurgjike është e rëndë, por stabile për momentin”, tha Ilir Hasani.