Pacientët me Covid-19 të shtruar në Infektologji nuk kanë ngrohje qendrore. Familjarja e një pacienti të shtrirë në këtë klinikë tregon për TV21 se babai i saj 70 vjeçar, i cili është pozitiv me koronavirus dhe me pneumoni është ankuar se e ka shumë ftohtë në dhomë. Ajo tha se atyre nuk u lejohet të marrin as ngrohje alternative.
“Më thirri dhe më tha, jam ngrirë. Ata janë njerëz që tërë ditën rrijnë shtrirë, llogaritni sikur në podrum të rrini tërë ditës shtrirë, edhe të shëndoshë të jeni do të sëmureni. Nuk ka ngrohje, nuk ka qenë fare e lëshuar dhe kjo vërehet ngaqë mjekët janë me bluza të trasha. Pyetëm pastaj, ka klima përse nuk i lëshoni, na thanë se u janë mbledhur komandat për të kursyer rrymë dhe pyetëm pastaj a guxojmë të sjellim nxehje alternative dhe na thanë se këtë mund ta bëni nëse na aprovon drejtoresha e spitalit.”, thotë familjari i një pacienti.