Vajza e madhe e Fjolla Morinës feston ditëlindjen, me këtë rast nuk mungon urimi i këngëtares.
Ajo publikoi një foto të vajzës me tortë në duar, ndërsa shkroi fjalët që çdo nënë uron për fëmijët.
“Edhe 100 vite 🎂❤️Mamit !!
Paç bekimin e Zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi🙏☝️
Ti je gëzimi,buzëqeshja.Uroj që në jetë,të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime!! Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës 😍Të dua shumë mami 💎”, shkruan Fjolla.
Kujtojmë se artistja së fundi nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por më shumë është angazhuar në biznesin e saj të ri.