Pa ujë më shumë pjesë të Shkupit

Për shkak të një defekti në unazën f-200 mm në rrugën 3 “Luka Gerov”, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e rrugëve “Anton Çehov” dhe “Pelincë”.

Pa ujë sot do të jenë edhe konsumatorët nga Reçishta, Serdari dhe një pjesë e Justinianit të parë. Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën f-63 mm në rrugën “Reçishtë” 38.

Furnizimi me ujë në këto pjesë të Shkupit do të ndërpritet nga ora 09:15 deri në përfundimin e aktiviteteve./MIA