Nga VMRO DPMNE akuzojnë se ky është viti i pestë me radhë që viti shkollor nisë me probleme të mëdha, si mungesa e librave dhe dëftesave. Zëdhënësja e kësaj partie Marija Miteva tha se Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në kohë, dhe se askush nuk po mban përgjegjësi.
“Pagatishmëri e plotë është definicioni që mund ta përdorim me siguri kur bëhet fjalë për fillimin e shtatorit dhe fillimin e vitit shkollor. Fatkeqësisht, 1 shtatorin do ta presim pa tekste shkollore, pa dëftesa për vitin e kaluar, pa libra kryesore për mësues dhe shumë lëshime të tjera. Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në kohë, dhe ne nuk shohim përgjegjësi për këtë”, tha Marija Miteva – VMRO DPMNE.






