Pas Isa Mustafës në Kosovë edhe Naser Ziberi rezulton pozitiv me Kovid, do të testohet edhe Alija?

Naser Ziberi është vërejtur në spitalin Sistina, në pjesën ku bëhen testimet për Covid-19. Burime partiake kanë thënë për Fokus se Ziberi ka rezultuar pozitiv dhe se është testuar pas paraqitjes së simptomeve.
Të njëjtat burime kanë shtuar se nuk e dinë ku është infektuar Ziberi, due pasur parasysh se ditët e fundit ka pasur shumë kontakte. Pas Isa Mustafës në Kosovë, Ziberi është politikani tjetër i njohur shqiptar i infektuar me Kovid 19.

“Nëse është i sëmurë zoteri Ziberi atëherë duhet të testohen dhe izolohen edhe Alija, Artani, Musa, Bujari edhe Izeti, sepse vazhdimisht kanë qenë bashkë”, kanë thënë burime partiake.
Sidoqoftë, urojmë që gjendja shëndetësore e Mustafës dhe Ziberit të përmirësohet sa më shpejtë dhe të mos kenë pasoja.