Pa furnizim me ujë, bulevardi “Brigada maqedono-kosovare” dhe kazerma “Ilinden”

Pa furnizim me ujë sot nga ora 09:00 janë një pjesë e konsumatorëve të bulevardit “Brigada maqedono-kosovare”, krahu 10, QTQ POINT dhe kazerma “Ilinden”.

Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhimin me kriza-Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrjetin e furnizimit me ujë F 250mm në bulevardin “Brigada maqedono-kosovare”, krahu 10 në vendbanimin e Shuto Orizare.

Konsumatorët do të jenë pa ujë derisa të rregullohet defekti.