Ousmane Dembele është shpallur fitues i Topit të Artë 2025, duke u kurorëzuar si lojtari më i mirë i botës pas një sezoni historik me Paris Saint-Germain.
Francezi triumfoi ndaj rivalëve të fuqishëm si Kylian Mbappé, Mohamed Salah dhe Lamine Yamal.
Nën drejtimin e Luis Enrique, Dembélé ishte protagonisti kryesor në sezonin e artë të PSG-së, duke fituar Ligue 1, Kupën e Francës dhe mbi të gjitha Ligën e Kampionëve. Me driblimet e tij spektakolare, shpejtësinë shpërthyese dhe golat vendimtarë, ai u shndërrua në armën kryesore të parizienëve.
Statistikat e tij flasin vetë: 37 gola dhe 16 asiste në të gjitha garat, duke e bërë një nga lojtarët më produktivë të Evropës. Kulmi i tij erdhi në finalen e Ligës së Kampionëve, ku shkëlqeu duke udhëhequr PSG-në drejt trofeut të parë historik në këtë kompeticion.
Ky triumf është edhe një shpërblim personal për karrierën e Dembélés, i cili për vite me radhë është përballur me lëndime dhe kritika, por ka ditur të kthehet fuqishëm dhe të arrijë majën e futbollit botëror.