Osmani: Zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme sipas ligjit dhe me pjesëmarrjen e të gjithëve

Presidentja Vjosa Osmani sot është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe atë të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.Osmani ka shkruar se në takim e ka shprehur “përkushtimin e për të vazhduar punën me partnerët për të siguruar sundimin e ligjit në veri të Kosovës”.

Po ashtu Osmani ka thënë se organizatoërt e protestave të dhunshme në veri duhet dënuar.“Theksova se mosndëshkimi për grupet dhe individët kriminalë që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve, KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve nuk duhet toleruar”, shkroi Osmani.

Tutje ajo ka thënë se zgjedhjet e reja në veri janë të mundshme nëse ka pjesëmarrje të të gjithëve.“Nënvizova se zgjedhjet e reja janë të mundshme në përputhje me ligjin dhe parimet demokratike përfshirë pjesëmarrjen e të gjithëve”, shkroi Osmani në Twitter.