Osmani: Xhamitë mund të hapen vetëm për disa vakte të namazit, por jo edhe për teravi

Qeveria e Maqedonisë po mendon për zbutjen e masave shtrënguese. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani tha se është koha që ora policore dhe mbyllja e bizneseve të zëvendësohet me një kombinim të zgjuar të masave të buta.

Sa i përket hapjes së xhamive, Osmani në një prononcim për TV21 theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me BFI-në dhe fillimisht po shqyrtohet që hapja e xhamive të bëhet vetëm për faljen e disa vakteve por jo edhe për teravitë gjatë muajit të ramazanit për shkak të rrezikut që egziston nga grumbullimi i xhematit, transmeton Zyrtare.net.

Osmani tha se lokalet do të punojnë me distancë prej dy metrash ndërmjet tavolinave ose me barrierë në mes, mirëpo data 15 nuk është definitive se restorantet dhe kafenetë do të nisin me punë./Zyrtare.net

Për më tepër ndiqeni deklarimine  Osmanit për këtë çështje .