Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në “Clinton Global Initiative” ka takuar ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.
“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia”, nis postimi i Osmanit, derisa vijon me falënderimin e shprehur ndaj ish-sekretares së ShBA-së.
“Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”.
“Clinton Global Initiative”, është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.