Osmani takon Abazoviqin, flasin për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Në margjinat e Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antalia të Turqisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku thënë se gjatë takimit me Abazoviqin disktuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë atë shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

 

Po sot në Antalia një takim me Abazoviqin ka zhvilluar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.