Osmani sot deklarohet për ofertën e VV-së për vota në garën për presidente

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, në një bisedë mbrëmë për “Edicioni Special” në Klan Kosova, ka thënë se të martën ka qenë hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje i është ofruar Osmanit për t’i dhënë votat e saj për të hyrë në garë për Presidente.

Ajo shtoi se kjo u bë me idenë që Osmani të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës, dhe jo përkrahje për rizgjedhje.

Haradinaj tha se këtë ofertë Osmani e refuzoi për disa arsye.

Njëherësh, ajo bëri të ditur se Presidentja Osmani sot do të deklarohet lidhur me këtë çështje.

“Presidentja deri në momentet e fundit ka qenë duke punuar për t’i siguruar votat për rizgjedhjen e saj. Besoj se për detajet tjera do të njoftoheni nga vetë presidentja nesër”, tha Haradinaj./Klankosova.tv