Osmani: Shkeljet e marrëveshjes nga Serbia – BE-ja të jetë më konstruktive

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga BE që të jetë konstruktive në raport me shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Sipas Osmanit, BE-ja nuk duhet të kërkojë implementim të gjërave që nuk ka pajtueshmëri mes palëve.

”Republika e Kosovës do të vazhdojë të ketë qasje jashtëzakonisht konstruktive. Në çdo proces të dialogut të shkojë me mendje të hapur por me ide evropiane e jo ide që na shpien mbrapa në shekullin e kaluar. Ne presim që BE-ja mos të kërkojë të zbatohen gjëra për të cilën nuk jemi pajtuar, ndërkaq të kërkohet pikërisht ajo për të cilën jemi pajtuar. Ne presim akoma që BE-ja të jetë e qartë për shkeljet e Serbisë deri më tani nuk e kemi parë një gjë të tillë” – deklaroi Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, thotë se ende nuk ka marrë raport nga BE-ja mbi denoncimet e Kosovës për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

Sipas tij pala kosovare është e interesuar të zbatohet në tërësi marrëveshja, por që jo vetëm neni 7.

”Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7” – tha Albin Kurti.

Një ditë më parë është zhvilluar takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh por nuk ka përafrime të qëndrimeve sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.