Osmani: Serbia, satelit i Rusisë – vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i sigurisë së Kosovës

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës rajonale “15 vjet të mbikëqyrjes së sektorit publik të sigurisë”, ka thënë se qëllimi i Kosovës është zgjerimi i spektrit të partneriteteve të reja dhe integrimit në struktura euroatlantike, respektivisht në BE e NATO.

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë konferencës rajonale “15 vjet të mbikëqyrjes së sektorit publikt të sigurisë”, tha Serbia ka për qëllim minimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Osmani tha se Serbia si satelit i Rusisë në Ballkanin Perënidmor, vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz dhe kryesor ndaj Kosovës.

“Serbia vazhdon të përdorë në mënyrë të sinkronizuar të gjitha elementet e saja përmes metodave hibride kundër Republikës së Kosovës. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo vepron kundër shtetësisë dhe integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

E para e shtetit, tutje tha se përbrenda territorit të Kosovës, Serbia instrumentalizon struktura kriminale në veri, duke i paguar dhe shtytur ato sipas saj, për të kryer krime dhe njëkohësisht tha se e pengon edhe integrimin e qytetarëve serbë të Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, Serbia vazhdon të paraqesë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e gjithë rajonit, duke shtuar edhe kapacitetet ushtarake, si në pozicionimin e tyre përgjatë kufirit me Kosovën, po ashtu edhe në raport me shtetet e tjera në rajon”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.