Osmani: Qeveria e obligoi MPB-në për fillimin e bisedimeve për hapjen e vendkalimit Llojan-Miratoc

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk ka pohuar se Qeveria e Serbisë dhe e Maqedonisë së Veriut e kanë miratuar tekstin e marrëveshjes për krijimin e kalimit të përbashkët kufitar Llojan- Miratoc.

Ai ka bërë të ditur që ministrat e Brendshëm në afat prej shtatë ditësh duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe të fillojë procedura e ratifikimit në parlamentet e të dyja vendeve.

“Sot edhe Qeveria e Serbisë edhe ajo e Maqedonisë së Veriut miratuan tekstin e marrëveshjes për krijimin e Kalimit të përbashkët kufitar Llojan- Miratoc. Dy qeveritë obliguan Ministrat e brendshëm që në afat prej shtatë ditësh në emër të Qeverive përkatëse të nënshkruajnë marrëveshjet dhe të fillojë procedura e ratifikimit në Parlamentin e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, qëndron në postimin e Osmanit.