Osmani pyetet për buxhetin e komunave: U kërkova partive ta votojnë, nuk shkuan!

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur nga Klan Kosova lidhur me situatën e komunave sa i përket buxhetit.

Për gazetaren e Klan Kosova, Sala Gashi, e para e vendit u shpreh se ka kërkuar nga partitë politike që të mblidhen në Kuvend për ta votuar buxhetin, por nuk ishin të pranishëm në seancën e javës së kaluar.

Sipas Osmanit, një gjë e tillë lejohej pasi nuk është e jashtëligjshme, siç ka ndodhur edhe më parë, raporton Klankosova.tv

“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, tha Osmani për Klan Kosova.