Osmani: Presidenti në diskrecion të Mustafës dhe Kurtit

Ashtu siç e kam thënë çdo ditë, marrëveshjet e mira dhe në mirëbesim arrihen vetëm kur të dyja partitë tregojnë mirëkuptim dhe e lehtësojnë situatën drejt një marrëveshje të tillë”.

“Edhe ne si LDK edhe Lëvizja Vetëvendosje kemi bërë hapa drejt marrëveshjes, çështjet e tjera do të realizohen kur t’iu vijë momenti”.

“Sa i përket çështjes së presidentit, ne jemi dakorduar që t’ia besojmë këtë çështje dy liderëve të partive – të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje – që ata dy në diskrecion ta zgjidhin çështjen e presidentit. Besoj që shumë shpejt kjo çështje do të dakordohet në përputhje të plotë me diskutimet që i kemi pasë gjatë këtyre muajve”.

“Kjo çështje është në diskrecion të dy liderëve dhe besoj se ata së shpejti do ta informojnë publikun në momentin kur tema e presidentit do të jetë temë. Nesër temë do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Kosovës dhe shpresoj shumë që do ta ketë përkrahjen e nevojshme që menjëherë të fillojmë të gjithë së bashku t’i zgjidhim problemet e qytetarëve – që janë tepër të mëdha”.