Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, të cilës i ka theksuar se Kosova beson në lidershipin e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në këtë takim, Osmani ka diskutuar me Prattipatin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, duke thënë se linjëzimi i Kosovës me SHBA-në ka qenë gjithmonë vendim i duhur dhe strategjik.
“Ajo nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e Presidentit Trump dhe mbetet e gatshme të japë kontribut konkret dhe të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Osmani dhe Prattipati thuhet se shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve.



