Osmani për Hotin: Njeriu më jorelevant dhe s’dua të humb asnjë sekondë me të

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani duke folur për kritikat në Kosovë sa i përket deklaratës së saj për Marrëveshjen e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në vitin 2020, ajo insistoi se Kosova e ka zbatuar atë, ndërsa ish-kryeministrin Avdullah Hoti e quajti “njeriun më jorelevant” dhe tha se nuk dëshiron të humbë asnjë sekondë për të.

“Hoti është njeriu më jorelevant mbi të cilin nuk dua të humb asnjë sekondë. Unë dua të them një gjë – vetëm Serbia akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. A i keni lexuar këto marrëveshje dhe cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Kosova ka hapur ambasadën në Jerusalem, Kosova nuk lejon të bëjë marrëveshje ekonomike për 5G as me Kinën dhe as me armiqtë e tjerë – ku ne e kemi zbatuar, Serbia jo. Serbia ka qenë e detyruar të mbyllë bizneset kineze dhe kurrë s’i ka mbyllur,” tha Osmani.