Presidentja Vjosa Osmani ka treguar të ketë folur me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare.
Në fokus të bisedës, ka treguar ajo se kanë qenë Samiti i NATO-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit, transmeton KlanKosova.tv.
“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.




