Osmani pas takimit me Escobar: Faleminderit ShBA, tash është momenti BE të fillojë negociatat me ne

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriell Eskobar qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ky i fundit ka falënderuar ShBA-të për mbështetjen e dhënë ndaj Maqedonisë së Veriut duke potencuar se tani është momenti që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat me vendin tonë.

“Jemi falënderues për mbështetjen e qartë dhe të zëshme të SHBA-ve dhe jemi të gëzuar që ky mesazh është pranuar nga shtetet e BE-së… Tani është momenti që BE të fillojë negociatat me ne që ne të mbetemi të përkushtuar për realizimin e reformave”, tha Osmani mes tjerash, transmeton TV21.

Megjithatë, edhe pse pati interesim nga mediat, nuk u lejua pyetje e gazetarëve ndaj Eskobarit.