Osmani pas heqjes së masave të BE-së: Kosova e përkushtuar për ecje drejt statusit të kandidatit

Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi në Parlamentin Evropian është konfirmuar heqja e masave ndaj Kosovës nga Komisioni Evropian.

Osmani ka thënë se Kosova mirëpret një vendim të tillë dhe ka falendëruar vendet aleate për përkrahjen në heqjen e sanksioneve.

Ajo theksoi se këto masa kanë qenë të padrejta dhe kanë pasur ndikim negativ në jetën e kosovaarëve.

“Bazuar në vendimin e shpallur në dhjetor nga Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von Der Leyen, për të hequr të gjitha masat e BE-së kundër Kosovës, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga Komisioni se ky vendim tani është zbatuar plotësisht”.

“Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës”.

“Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, thuhet në reagimin e presidentes Osmani.