Osmani: Një qeveri me shqiptarë jolegjitim është si qeveri pa shqiptarë

epa09021016 North Macedonia's Foreign Minister Bujar Osmani talks during the press conference with Serbian Foreign Minister Nikola Selakovic (not pictured) in Belgrade, Serbia, 18 February 2021. Foreign Minister Osmani is on an official state visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

-BDI mblidhet vazhdimisht, emocionet e popullit shqiptar tashmë janë ndezur dhe ne po mundohemi më shumë të menaxhojmë dhe kontrollojmë, sepse ka njerëz që tashmë e ndjejnë se vota e tyre ishte e pavlefshme. Kështu e ka përshkruar situatën pas zgjedhjeve të 8 majit nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, pasi partia fituese VMRO-DPMNE ka nisur bisedimet për përbërjen e qeverisë së ardhshme me koalicionin VLEN, përcjell TV21. Osmani thotë se Fronti Evropian përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe jo VLEN, koalicion që fitoi më pak vota.

“Cili është kriteri për përcaktimin e relevancës?” Kush e përcakton çfarë është pak e çfarë shumë, nëse jo pakica dhe shumica?”, pyet Osmani.

Ai përdori edhe një krahasim.

“Një qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe një qeveri pa shqiptarë është i njëjti koncept. Po ju them – Millosheviqi e ka bërë në Kosovë. Rahman Morinën e bëri president të Kosovës, shqiptarët i thanë – kush është ky?”, tha Osmani në Kanal 5./tv21.tv