Osmani: Nëse Kosova aplikon për në NATO, reagimi i Serbisë do të tërheqë vëmendjen

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i saj ka bërë shumë analiza e veprime dhe ka ardhur te përfundimi që nisma “Ballkani i Hapur”, nuk i trajton gjitha shtetet e rajonit njëjtë dhe nuk është gjithëpërfshirës.

Në intervistë për medien malazeze MINA, Osmani ka vlerësuar që nëpërmjet iniciativës “Ballkani i Hapur” presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po vazhdon ta shtrijë qasjen e tij hegjemoniste dhe ta trajtojë rajonin e Kosovënsi partner të pabarabartë, duke mos e pranuar pavarësinë e saj.

Duke folur për synimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si Interpol por edhe në NATO , Osmani sërish foli për fqinjin verior.

“Kur Kosova të vendos të aplikojë për të hyrë në NATO, reagimi i Serbisë do të jetë diçka që definitivisht do ta tërheqë vëmendjen”, tha Osmani për MINA, përcjell Klankosova.tv.

Presidentja tha se Serbia sa më shpejtë duhet ta pranojë njohjen e ndërsjellë, sepse kjo do të jetë mirë “për ta por edhe për gjithë rajonin”.