Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka pritur në një darkë pune liderët që mbërritën në për samitin e sotëm të Procesit Brdo-Brijuni.
Në samit në mesin e homologëve nga rajoni e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Siç është paralajmëruar më parë, së bashku me nikoqirin e takimit, presidentin slloven Borut Pahor , pjesë e këtij samiti janë edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Milanoviq, Milo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski dhe Bajram Begaj, anëtarë të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Milorad Dodik, dhe Zheljko Komshiq dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
08:42 – Kush do të jetë pjesë e samitit të Brdo-Brionit?
Në Bërdo afër Kranjës në Slloveni do të mbahet samiti i Procesit të Brdo-Brionit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në samit në mesin e homologëve nga rajoni e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Siç është paralajmëruar më parë, së bashku me nikoqirin e takimit, presidentin slloven Borut Pahor , pjesë e këtij samiti janë edhe presidentët e Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, Zoran Milanoviq, Milo Gjukanoviq, Stevo Pendarovski dhe Bajram Begaj, anëtarë të Presidencës së Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, Milorad Dodik, dhe Zheljko Komshiq dhe kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.
Kabineti i Pahorit njoftoi në fillim të shtatorit, kur presidenti slloven ishte për vizitë në Kosovë dhe Serbi, se samiti i Procesit të Brdo-Brionit do të jetë një mundësi për të shqyrtuar situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimi Evropian për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.
Procesi Brdo-Brioni është një nismë slloveno-kroate e nisur në vitin 2010 nga Pahor, në atë kohë kryeministër slloven, me qëllim forcimin e besimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE.
E para e shtetit të Kosovës, ka arritur të dielën në Slloveni ku është pritur nga homologu slloven, Borut Pahor, njofton Klankoosova.tv
08:39 Osmani shkon në Slloveni: E kënaqur për të marrë pjesë në takimin e procesit Bërdo-Brione
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka arritur në Slloveni për të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.
Ajo, me anë të një cicërime në Tëitter, ka theksuar se është e lumtur që është në Slloveni.
“Pres me padurim të diskutoj për masat konkrete në tejkalimin e sfidave aktuale dhe përkushtimin e vendosur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar Osmani, transmeton KlanKosova.tv.
08:00 Osmani në Slloveni, pjesë e takimit të Brdo-Brionit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brionit.
Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog.
Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë, transmeton Klankosova.tv.
Takimi i Procesit Brdo-Brioni do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.




