Osmani në Danimarkë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfaqësojë Kosovën në samitin e udhëheqësve të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 2 tetor.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë 45 udhëheqës evropianë, përfshirë ata të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Presidenca e Kosovës tha se Osmani para samitit do të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës si dhe do të marrë pjesë në një tryezë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet Evropa, përfshirë rritjen e kërcënimeve hibride dhe “provokimet e paprecedentë nga Rusia ndaj shteteve anëtare të NATO-s”.

“Në këtë kontekst, liderët evropianë do të diskutojnë mënyrat për të shfrytëzuar momentumin politik për marrjen e vendimeve të domosdoshme, përfshirë forcimin e gatishmërisë mbrojtëse. Në kuadër të samitit, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime me liderë evropianë pjesëmarrës në këtë samit”, tha Presidenca e Kosovës.

Takimi i 2 tetorit do të jetë takimi i shtatë i Komunitetit Politik Evropian.

“Udhëheqësit do të fokusohen se si të forcohet Ukraina, në situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe për një situatë më të sigurt gjeopolitike me të cilën përballemi”, tha Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, gjatë samitit do të mbahen disa tryeza diskutimesh për disa aspekte të situatës së sigurisë në Evropë përfshirë “kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike dhe migrimin”.

BE-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe takimi do të bashkëudhëhiqet nga kryeministri i Danimarkës, Mette Frederiksen.

Komuniteti Politik Evropian është lansuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, nga Presidenca e Kosovës thanë se Komuniteti Politik Evropian synon të forcojë lidhjet politike dhe ekonomike në gjithë Evropën, të ofrojë zgjidhje për sfidat e përbashkëta dhe të thellojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj./REL