Osmani: Meritojmë fillim të bisedimeve pa anulime shtesë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka deklaruar se Maqedonia e Veriut në bazë të meritave të saja, pa asnjë anulim, meriton që të filloj bisedimet me BE-në. Këtë ministri Osmani e ka thënë në takimin me kolegun e tij nga Letonia, Edgars Rinkeviçs, përcjell SHENJA.

Sipas tij, fillimi i bisedimeve është hap i rëndësishëm jo vetëm për ne por edhe për tërë rajonin.

“Do të ishte impuls për tërë procesin dhe do të testohej metodologjia e re për bisedimet për të cilën Letonia dhe të gjithë vendet tjera anëtare dhanë shumë mund”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se Letonia është shtet mik i Maqedonisë së Veriut dhe promotor i zgjerimit të BE-së. /SHENJA/