Osmani me kryediplomatin ukrainas bisedon çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimeve ruse

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka realizuar bisedë telefonike me homologune tij nga Ukraina Dmitro Kuleva, përcjell TV21. Osmani thotë se në fokus ka qenë vendimi që edhe Maqedonia e Veriut t’i bashkohet nismës për formimin e Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimeve ruse në Ukrainë.

“Bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba. Në fokus: Vendimi që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës. Konfirmim i mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike”, ka shkruar mes tjerash Osmani.