Kosovë-Shqipëri Osmani me familje, mbrëmjen e Krishtlindjes e priti në Pjetërshan

Osmani me familje, mbrëmjen e Krishtlindjes e priti në Pjetërshan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e kaloi në fshatin e bukur të Pjetëshanit në Gjakovë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Osmani shkroi se kremtën e kësaj feste së bashku me familjen e saj e kishte kaluar në familjen Simoni, me një mikëprtitje tradicionle shqiptare me ushqim dhe pije.

“Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit.  Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli.  Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook./Telegrafi/