Osmani tha se Rugova ishte themeltari i shtetit, i cili do të kujtohet si dijetar i shquar, politikan humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës.
Osmani shtoi se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.
Positmi i plotë:
Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të.




