Gjysmë e zhveshur në mes të ‘borës’, Kim mahnit me imazhet e reja

Kim Kardashian është emër shumë i përkushtuar në fushën e biznesit dhe njëherësh shumë e suksesshme në atë drejtim.

Së fundi, ajo ka punuar për koleksionin festiv të “KKW Beauty”, të cilin tashmë të gjithë mund ta gjejnë në treg.

Edhe kësaj radhe ajo reklamoi të gjitha produktet, teksa dukej mahnitëse, teksa kishte lidhur flokët gërsheta.

“Në Calabasas për koleksionin e festave!”, shkruan Kim ndër të tjera sipër atyre imazheve.

Në një prej fotove, ajo shihet e veshur me bodysuit teksa pozoi në borën e improvizuar, kurse dukej nk formë shumë të mirë.