Osmani: Kosova do të mbrojë kufirin me çdo kusht!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Prishtina do të mbrojë me çdo kusht kufijtë e saj.

Osmani theksoi se Serbia me sulmin në Banjë tregoi se nuk do të heqë dorë nga synimi i saj për të destabilizuar Veriun, por Kosova do ta mbrojë atë me çdo kusht.

“Sulmi i armatosur në Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta. Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar e mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por i gjithë rajonit. Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë. Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai personalisht e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane. Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon”, tha presidentja./M.K-dritare.net