Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në një dalje për mediat mëngjesin e sotëm tha se Komisioni i Venecia në raportin e ditës së premte vlerësoi unanimisht se nuk ka kompetenca të vlerësojë kushtetutshmërinë për shkak se kjo çështje rregullohet brenda vendit dhe e vlerëson Gjykata Kushtetuese e vendit.
Komisioni i Venecia unanimisht vlerësoi se nuk ka kompetenca të vlerësojë kushtetutshmërinë për shkak se kjo çështje rregullohet brenda vendit dhe e vlerëson gjykata kushtuese. Nga ana tjetër Komisioni o Venecias konstaton: përkundër disa dilemave se ndoshta dygjuhësia në gjyqësor nuk ka bazë kushtetuese paragrafi 5 i kushtetutës thotë se në organet e shtetit do të rregullohet me ligj përdorimi i gjuhës, pastaj kushtetuta flet se kush janë organet e shtetit, përdorimi i gjuhës do të rregullohet me ligj- tha Osmani.