Osmani: Identiteti maqedonas nuk negociohet, shqiptarët besnikë deri në fund

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani lidhur me kontestin Shkup-Sofje ka theksuar se identiteti është një vijë e kuqe dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë për këtë.

Ai mes tjerash ka potencuar se shqiptarët do të qëndrojnë besnik deri në fund në këtë proces.

“Identiteti, gjuha janë vijat e kuqe, si për maqedonasit, ashtu edhe për ne (shqiptarët). Këto janë vijat e kuqe dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë për këtë. Ne shqiptarët së bashku me qytetarët maqedonas po ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Ne jetojmë së bashku, kemi një të ardhme të përbashkët, nevoja të përbashkëta. Shqiptarët do të qëndrojnë besnikë deri në fund. Ne tashmë kemi treguar se së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha, tani është koha për solidaritet për një të ardhme më të mirë” – tha Osmani në TV 21. Ai theksoi se ish kryeministri Vlado Buçkovski është emëruar i dërguari special në mënyrë që të rivendosë besimin midis dy vendeve.