Osmani e pret Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

E para e shtetit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim presidentin shqiptar, Bajram Begaj.

Osmani tha se në këtë takim të ngrohtë, biseduan për bashkëpunimin e pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, raporton Klankosova.tv

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona.” – shkroi presidentja./Klankosova.tv