Osmani: E nderuar të jem e ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kosovo's President Vjosa Osmani looks on while giving a press conference with President of the European Commission Ursula von der Leyen in Pristina on October 27, 2022. European Commission chief Ursula von der Leyen tours the Balkans region starting her trip in North Macedonia from where she heads to Kosovo, Albania, Bosnia, Serbia and Montenegro. All six nations are aspiring to join the European Union.,Image: 733525204, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Armend NIMANI / AFP / Profimedia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e saj në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja e Kosovës u shpreh e nderuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.“E nderuar të jem e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Lubjanë, Slloveni”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë vizitës së saj njëditore në Slloveni, Osmani pritet të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.Po ashtu, do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Presidentja Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë qëndrimit të saj në Lubjanë, në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.