Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar datën 28 dhejtor për zgjedhjet e jashtëzakonshme paralamentare.
‘‘Data 11 janar është përjashtuar si mundësi. Te dy datat e mbetura, 21 dhe 28 dhjetor. Partitë politike janë deklaruar kryesisht për këto dy data. 8 parti janë deklaruar për 28 dhjetorin, 5 parti për parti për 21 dhjetor, kurse tri parti kanë thënë se cilado nga këto data është në rregull.. Praktikisht kam vlerësuar se data 28 dhjetor është data që kam vlerësuar se mbetet data e vetme e mundshme sado që edhe kjo datë paraqet sfida për KQZ’’, ka thënë ajo.
Ndryshe, sot Osmani ka mbajtur takim me krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.
Rreth kësaj, partitë si PDK, AAK e NISMA kanë kërkuar që ato të mbahen me 21 dhjetor. Kurse nga ana tjetër, 28 dhjetori ka qenë datë e preferuar nga VV’ja dhe partitë e afërta me të.




