Osmani: Do të jem unifikuese, nuk jemi shumë për t’u ndarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se do të punojë në interes të vendit nga pozita që ka marr sot.
“Kosovën duhet ta bëjmë gjithë më të fortë, që është gjaku e mundi i brezave të tërë. Si presidente do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha, aleancat me miq të ruhen dhe thellohen, që e drejta të sundoj. Do të jem presidentja juaj, e të gjithëve, unifikuese në sfida dhe të arritura”, është shprehur Osmani.
Osmani në fjalimin e saj ka thënë për të të gjithë do të jenë të barabartë.

“Duhet të flasim më shumë me njëri-tjetrin dhe duhet ta demonstrojmë shpirtin përbashkues dhe zotohem se do t’i prij kësaj nisme, nuk jemi shumë për t’u ndarë. Ne të gjithë jemi një, që republikës sonë të dashur t’i dedikohemi pafundësisht. Nuk do të ketë parti nga pozita dhe opozita për mua”, tha Osmani.