Osmani: Do të bëjmë hartë digjitale publike! Çdo leje dhe çdo ndërtim, do të jenë të qasshme me një klik

Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani premtoi se do të krijojë hartë digjitale të komunës, ku qytetarët do të mund të kontrollojnë lejet për ndërtimet e objekteve në territorin e komunës, përcjell TV21. Osmani gjithashtu thotë se do të miratohen PDU-të aty ku mungojnë.

“Fillimisht një revizion të plotë, do të shqyrtohet çdo dokument, çdo leje, dhe çdo rast i dyshimtë. Secili që ka shkelur ligjin, do të përgjigjet. Do të bëjmë hartë digjitale publike, çdo leje dhe çdo ndërtim, do të jenë të qasshme me një klik. Qytetari kur do të evidenton se ku do të ndërtohet, do të mundet me një klik të sheh lejen, se kush e ka dhënë, kur e ka dhënë dhe kur përfundon ajo. Do të bëjmë moratorium për ndërtimet e dyshimta, të gjitha procedurat që kanë indikacione të paligjshmërisë, do të pezullohen, deri sa të verifikohet ligjshmëria e tyre. Për rendin urbanistik, do të miratohet Plani Urbanistik i detajuar, aty ku mungon”, tha mes tjerash Osmani.