Osmani: Deklarata e ambasadës ruse është kërcënim klasik

Deklarata e ambasadës ruse është e pahijshme dhe është kërcënim klasik, tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky njoftim nuk është publikuar vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjitha vendet e botës, veçanërisht në Evropë dhe ne e interpretojmë si një kërcënim që është jashtë komunikimit normal diplomatik mes dy vendeve. Kam organizuar një takim për të vendosur se cili do të jetë reagimi ynë, për të cilin do të japin njoftime shtesë”, thotë Osmani.

Ai paralajmëroi konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pas së cilës do të merret vendim për reagimin e Maqedonisë së Veriut kundër deklaratës së djeshme nga ambasada ruse të publikuar në “Twitter”.