Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së, Granit Osmani, i cili ka qenë ish ushtari i UÇK-së, ka akuzuar BDI-së se ka ndarë 480 mijë euro për familjen e kriminelit të masakrës së Lubotenit, Johan Tarçullovskit gjatë periudhës sa ishte në burg.
“Këta që 8 vjet e ushqyen familjen e kriminelit të masakrës së Lubotenit, Johan Tarçullovskit me nga 5 mijë euro në muaj, sot po akuzojnë VLEN-in pse jemi kundër Ligjit të Branitellave.
8 vjet nga 5 mijë euro në muaj, gjithsej 480 mijë euro BDI e pagoi familjen e kriminelit të masakrës së Lubotenit, Johan Tarçullovskit gjatë periudhës sa ishte në burg”, ka shkruar Osmani.